Sapo rinovoi me Liverpulin, Salah ende në listën e dëshirave të klubeve saudite

Ministri i Sporteve i Arabisë Saudite ka bërë me dije se Mohamed Salah është ende në fokusin e disa klubeve të Saudi Pro League edhe pse vetëm pak ditë më parë rinovnoi për dy vite me klubin e Liverpul.
32-vjeçari, i cili ka shënuar 243 gola në 369 takime për Liverpulin, përfiton rreth 380.000 mijë stërlina në javë. Por siç dihet për sauditët paratë nuk janë një pengesë dhe rinovimi i akordit mes lojtarit dhe skuadrës së “Anfield Road” nuk është një pengesë.
“Ai është një super yll. Ai është një ikonë e myslimanëve arabë. Është profili i duhur për të qenë pjesë e kampionatit tonë. Nuk kemi nisur asnjë bisedë me atë, por që nga dita e parë u përfol se do të transferohej në Arabi. Nuk kemi mbajtur asnjë bisedë më Muhamedin, por do të ishte bukur që ta kishim. Në media gati 90% e lojtarëve thuhet se do të vijnë në Arabi, por nuk është e vërtetë. Ne kemi strategjinë tonë, por nuk do të thotë se do të blejmë të gjithë lojtartët”, tha Turki Al-Faisal.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




