Havertz shtang Liverpool-in në Anfield, Arsenali fluturon

Futboll Bota | 37 minuta më parë

Arsenali është rikthyer i vetëm në krye të Premier Ligës, pas suksesit në ndeshjen e madhe të javës së nëntë, fitore 1-0 në Anfield kundër Liverpoolit.

“Topçinjtë” e nisën fuqishëm dhe arritën të zhbllokonin ndeshjen në minutën e 16-të me një goditje nga Kai Havertz, i asistuar nga Rice.

“Të Kuqtë” u përpoqën me gjithçka për të barazuar, por u ndalën dhe nga traversa në goditjen e Ëirtz. Kampionët në fuqi, me 24 pikë, tani janë tri pikë përpara Manchester Cityt të vendit të dytë.

Liverpooli mbetet me 15 pikë, në vendin e pestë dhe tani një pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve (e zënë nga Chelsea, i katërti me 16 pikë).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme