Kukës – Temperatura të larta dhe mot me diell, banorët: Qyteti më i gjallëruar dhe i pastër
Moti i ngrohtë dhe me diell në Kukës ka nxitur qytetarët të dalin për shëtitje në shëtitoren dhe rrugicat e qytetit.
Familje, të rinj dhe të moshuar kanë shijuar qetësinë e ditës dhe ajrin e pastër.
“Tani jemi pleq, jemi lodhur. Shpresat i kemi shyqyr që po dalim në Shëngjergj. Muaji prill është një muaj i shijshëm, për arsye se vjen pranvera, vjen gjelbërimi.“
“Kohë shumë e mirë, e bukur dhe re nuk shikon fare. Kjo kohë është normal për muajin prill. Duket edhe mali i Gjallicës, që pothuajse ka shkrirë komplet. Vetëm maja është…“
Nga banorët nuk mungojnë vlerësimet për gjelbërimin dhe pastërtinë e qytetit.
“Ka dashur Zoti të kemi një qytet të pastër, të mirë. Rreth e përqark është uji.“
“Me thënë të drejtën, Kukësi e mban qytetin e pastër. Edhe letra nuk i hedhin në tokë kur lëvizin.“
Dita me diell ka rikthyer gjallërinë në Kukës, duke sjellë një atmosferë të këndshme dhe pozitive për banorët.
Gazetare: I. Bajraktari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




