Shkolla Profesionale Teknike, Oresti Demirsha ka zgjedhur drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”

Aktualitet | 2 vite më parë

Oresti Demirsha, nxënës në  vitin e 2-të në shkollën Profesionale Teknike ka zgjedhur drejtimin “Shërbime Mjetesh Transporti” duke e menduar si profesionin e të ardhmes.

Ai dëshiron që me përfundimin e shkollës të hapë servisin e tij për të ofruar këtë shërbim.

“Më pëlqen si profesion. E kam si profesion të mirë. Synoj të hap punën time”, tha nxënësi.  

Në orët e praktikës, nxënësit mësojnë një sërë elementësh të automjetit si dhe riparimin e defekteve të ndryshme, ndërsa zhvillojnë dhe praktika në servise të qytetit.

“Në ambientet e shkollës, mësojnë gjërat elementare të shërbimeve të mjeteve të transportit. Komplekse sipas situatës në automjeteve i dërgojmë në autoserviset përkatëse për të mësuar edhe si punohet në një servis, por edhe  se si trajtohet defekti aty”, tha Ilir Vangjeli, profesor i Shkollës Teknike, Korçë.

Kjo shkollë ofron 6 drejtime studimi, atë të shërbime mjetesh transporti, mekanike, elektroteknike, ndërtim, termohidraulikë dhe Teknologji Informimi dhe Komunikimi.

Gazetare: G. Manushi 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme