Champions League/ Neuer dhe Olise stërviten përpara Atletico-s

Në vigjilje të transfertës në Madrid, FC Bayern ka rikuperuar në kohë dy lojtarë të rëndësishëm sië janë Manuel Neuer dhe Michael Olise.
Portieri vuante nga një dhimbje në këmbë dhe kishte disa ndeshje që nuk luante. Sot ai ishte në stërvitjen e fundit që bëri skuadra përpara se të nisej drejt Madridit.
Në kohë për duelin në Wanda Metropolitano ka rikuperuar edhe Michael Olise. Mëngjërashi francez doli i dëmtuar në ndeshjen që barazoi Bayern me BVB, por sot ai ishte rregullisht në stërvitje.
Drejt rikthimit në grup janë edhe dy lojtarë si Luis Diaz dhe Jamal Musiala. Të dy sulmuesit janë në hapat e fundit drejt rikthimit me kohë të plotë në stërvitje. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



