NBA play-off/ Lakers barazojnë serinë, Oklahoma dhe Indiana nuk ndalen

Lakers arrijnë që të marrin veten pas humbjes në takimin e parë të serisë me Monesotën duke i mundur në duelin e dytë me shifrat 94-85. Dueli në fjalë ishte mjaft pozitiv për ekipin nga Kalifornia pasi limituan sulmin e T’Wolves, i cili shënoi vetëm 85 pikë. Në këtë ndeshje shkëlqeu Luka Donçiç, i cili shënoi 31 pikë, fitoi 12 topa në tabelë dhe dhuroi 9 asist. Slloveni u ndihmua edhe nga LeBron Xhejms (21 pikë). Ndërsa për ekipin e Minesotës Julius Randle (27 pikë) e Anthony Edwards (25) ishin më të mirët.
Një tjetër ndeshje me interes ishte edhe ajo mes Indianës dhe Miluokit e fituar nga formacioni nga Indianapolit me shifrat 123-115. Për ekipin e Bukcs, Antetokounmpo ishte më i miri me 34 pikë dhe 18 topa në tabelë ndërsa për Pacers spikatën Pascal Siakam dhe Tyrese Haliburton.
Një tjetër seri që duket se nuk do të ketë shumë histori duket se do të jetë edhe ajo mes Oklahomës dhe Memfisit. Në takimin e parë Thunder mbyllën ndeshjen me plot 51 pikë avantazh, ndërsa mbrëmjen e kaluar u kontrolluan disi duke mundur Grizzlies me shifrat 118-99.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




