Kupa e Italisë, Asllani e nis nga minuta e parë derbin me Milanin

Itali | 2 vite më parë

Edhe një herë derbi do të jetë një ndeshje prove për Kristjan Asllanin, i cili në këtë sezon ka qenë me fat pasi i është dashur që të luajë disa ndeshje përballë Milanit.

Sipas medieve italiane Simone Inzagi për duelin e sotëm do të bëjë roatcion të rëndë pasi në skuadër do të jenë plot gjashtë emra të ndryshëm krahasuar me lojtarët që nisën nga minuta e parë takimin në Bolonja. Inzagi ka ndërtuar formacionin kundër Milanit sot duke marrë parasysh edhe kalendarin e ngjeshur të Interit.

Zikaltrit do të luajnë të dielën kundër Romës në takimin e vlefshëm për Serinë A ndërsa dy ditë më pas do të ndeshen me Barcelonën në një takim të vlefshëm për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Siç dihet në Kupën e Italisë kohët shtesë do të rikthehen për gjysmëfinalen dhe finalen dhe trajneri i Interit i trembet lodhjes së lojtarëve.

Formacioni i mundshëm: INTER (3-5-2): Josep Martinez; Bissek, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barela, Asllani, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Taremi

Trajner: Simone Inzaghi


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme