Dëmtimi më i lehtë se sa pritej, Gjimshiti rikthehet në fushë kundër Leçes

Dëmtimi në kavilje i pësuar nga Berat Gjimshiti në ditën e Pashkëve në sfidën kundër Milanit në “San Siro” doli të ishte më pak i rëndë se sa pritej.
Mbrojtësi shqiptar u dëmtua në tentativën për të penguar një goditje nga Rafael Leao dhe u rikthye në stërvitje mëngjesin e sotëm në Zingonia.
Rikuperimi i tij ka të ngjarë të vijë për ndeshjen kundër Leçes: nëse ai kthehet në grup deri në seancën stërvitore të pasdites së nesërme, ai mund të jetë mes titullarëve të premten në mbrëmje në Bergamo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




