Tërmet në Stamboll, 151 persona u plagosën pasi u hodhën prej lartësisë nga paniku

Europë | 2 vite më parë

Panik ka shkaktuar në Turqi tërmeti i madh prej 6,2 ballë që ndodhi mesditën e së mërkurës në Stamboll, si dhe paslëkundjet e fuqishme që pasuan.

Guvernatori i qytetit, Davut Gül, shkoi në selinë e shërbimit të emergjencave dhe menaxhimit të fatkeqësive (AFAD) për t’u informuar mbi ecurinë e hetimeve.

Ndërkohë, në njoftimin e lëshuar nga zyra e tij, u bë e ditur se 151 persona u plagosën pasi, gjatë tërmetit të madh, u panikosën dhe u hodhën nga lartësi.

Kur tërmetet goditën lagjen qendrore të Stambollit, Beşiktaş, klithma të forta erdhën nga shtëpitë.

Njerëzit nuk dinin çfarë të bënin dhe dolën jashtë në panik.

Tani, ju mund të shihni shumë prej tyre duke pritur në rrugë me pizhame, duke mbajtur çanta dhe kafshë shtëpiake.

Të gjithë janë në telefonin e tyre, duke u përpjekur të kontaktojnë të dashurit e tyre. Trafiku është bllokuar. Frika është e shkruar në çdo fytyrë.

Gjithsej 51 pasgoditje janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.2 që goditi Stambollin më herët, sipas ministrit të Brendshëm Ali Yerlikaya.

Më i forti prej tyre ishte 5.9 ballë, thotë ai.

Yerlikaya shton se tërmeti me magnitudë 6.2 u regjistrua rreth shtatë kilometra nën tokë dhe zgjati 13 sekonda.

Qendra e thirrjeve emergjente të Turqisë deri më tani ka marrë mbi 6,000 telefonata, thotë ai, me shumicën e njerëzve që kanë kontaktuar linjën për informacion.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme