Trump: Do të zgjerojmë Marrëveshjet e ‘Abrahamit’, negociatat me Iranin në rrugë të mbarë

Botë | 2 vite më parë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zgjerojë marrëveshjen e ‘Abrahamit’  dhe se është në rrugë në të mbarë në negociatat me Iranin.

Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, Trump përsërit pretendimin e tij se vende të tjera do të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin përmes ndërmjetësimit nga SHBA.

“Ne do ta plotësojmë atë shumë shpejt… Shumë vende duan të hyjnë në Marrëveshjet e Abrahamit”, tha Trump.

Lidhur me bisedimet e vazhdueshme bërthamore me Iranin, Trump thotë se SHBA po zhvillon “takime shumë serioze”.

“Ka vetëm dy opsione. Një opsion nuk është aspak një opsion i mirë”, tha ai, duke iu referuar një opsioni të mundshëm ushtarak nëse Irani vijon krijimin e armëve bërthamore.

Por Trump tregon se kjo mund të mos jetë e nevojshme sepse “ne po ecim shumë mirë në një marrëveshje me Iranin… ajo është në rrugën e duhur. Ne mund të kemi një vendim shumë të mirë dhe shumë jetë do të shpëtohen”, theksoi Trump.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme