Szczesny: E humba betejën me duhanin, mos ndiqni shembullin tim

Futboll Bota | 2 vite më parë

Kur u tërhoq, duke lënë mënjanë “pensionin” për të nënshkruar me Barcelonën, pakkush priste që Wojciech Szczesny ti merrte vendin Inaki Penas brenda pak muajsh, dhe të mos ndihej mungesa e Ter Stegen.

Ish-portieri i Juventusit i befasoi të gjithë në një mënyrë pozitive dhe sapo rifitoi formën ideale, ai gjithashtu bindi trajnerin Flick që ta konfirmonte titullar në portën e skuadrës blaugranës.

Por ka një ves që portieri polak nuk e fsheh dhe për të cilin kërkon të mos ndjekim shembullin e tij: “Ka disa aspekte të lojës në të cilat besoj se mund të jem një shembull i përsosur për të rinjtë apo për shokët e mi. Por ka edhe disa aspekte të karrierës sime që është më mirë të mos i ndjekin dhe ku kam dështuar.

Sa i përket pirjes së duhanit, ju lutem mos ndiqni shembullin tim, mos e bëni atë. E humba betejën. Kur isha më i ri e mora këtë ves, që e di shumë mirë që është shumë i keq për mua. Unë thjesht e humba betejën. Pra, kujtdo që po lexon, mos e bëni këtë”, ka thënë në një intervistë 35-vjeçari.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme