Dilemat e maturantëve dhe roli i këshillimit të karrierës, kryeson dega IT

Sociale | 2 vite më parë

Një zgjedhje e zgjuar e degës për një të ardhme të sigurt apo orientimi në lidhje me procesin akademik kërkon kohë.

Pothuajse në fund të rrugëtimit të tyre, për maturantët, përzgjedhja e degëve bëhet edhe më e vështirë, ndaj për ekspertët, këshillimi i karrierës luan një rol kyç.

“Këshillimi i karrierës fillon që në vitin e parë, në vitin e dytë me përzgjedhjen e lëndëve dhe deri diku fillojnë të orientohen. Ka ende probleme. Ndoshta që në shkollën 9-vjeçare duhet të ketë një sistem të mirëfilltë [këshillimi për karrierën]. Katër-pesë vitet e fundit, maturantët gjithmonë e më tepër e kanë parë këshillimin e karrierës dhe interesin për universitetet që në muajt e parë, në janar, kur fillon viti i maturës. T’i thuash një maturanti ‘zgjidh për pesë ditë universitetin’ është shumë e vështirë,” tregon Rovena Plasa, eksperte në këshillim karriere.

Në top-listën e degëve që kryesojnë përzgjedhjen mbetet ajo e IT-së, kjo lidhur ngushtë edhe me zhvillimet e vrullshme teknologjike.

“Maturantët janë të orientuar kryesisht në fushat e teknologjisë. IT-ja është një ndër degët më të kërkuara, sidomos pas pandemisë, kur filloi të digjitalizohet çdo gjë. Tani po fillojmë të përshtatemi me inteligjencën artificiale apo me fushat e reja të teknologjisë. … degët e inxhinierisë së ndërtimit, plus që diplomat janë edhe në sistemin e Bolonjës dhe njihen 100 për qind,” thotë znj. Plasa.

Një fillim i mbarë është gjysma e punës, ndaj drejtimi i maturantëve drejt rrugës së duhur u jep zgjidhje dilemave që ata mund të kenë.

Gazetare: Elda Hasanbelli

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme