Vatikani: 250 mijë persona nderojnë Papa Françeskun

Botë | 2 vite më parë

Vatikani ka bërë të ditur se 250 persona i kanë bërë nderime pranë trupit të Papa Françeskut gjatë tre ditëve të fundit në Bazilikën e Shën Pjetrit përpara funeralit të tij që do të zhvillohet ditën e shtunë.

Numri i njerëzve që kaluan pranë arkivolit të Papa Françeskut midis orës 11 të mëngjesit të së mërkurës dhe të orës 19:00 pasdite të së premtes, kur mbaroi shikimi publik, ishte më i lartë se 195 mijë që tërhoqi në 2023-ën për Benediktin XVI.

Ndërkaq, më herët, kreu i shtetit shqiptar, Bajram së bashku me presidenten e Kosovës, krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri dhe kardinalin shqiptar Ernest Simoni kanë bërë homazhe këtë pasdite në Vatikan në nderim të Papa Françeskut.

Sipas njoftimit të Presidencës, bëhet e ditur se Begaj kreu sot homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, në një ceremoni ku marrin pjesë drejtues shtetesh, klerikë dhe besimtarë nga e gjithë bota.

“Gjatë homazheve për Atin e Shenjtë, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, shoqërohej nga katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare, atij mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi, një dëshmi e vëllazërisë mes besimeve dhe tolerancës fetare, të cilën Papa Françesku e ka çmuar edhe gjatë vizitës së tij në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme