Berisha në biznesin fason: Do të bëjmë revolucion fiskal, do ju kompensojmë për çdo humbje nga rënia e euros

Zgjedhje 2025 | 2 vite më parë

Lideri i opozitës, Sali Berisha në një takim të zhvilluar në një fasonerie në autostradën Tiranë-Durrës,  prezantoi, sipas tij, masat emergjente që qeveria e ardhshme e drejtuar prej tij, do të ndërmarrë për të shpëtuar sipërmarrjet shqiptare nga vështirësitë ekonomike.

Berisha theksoi se rënia e euros ka dëmtuar rëndë eksportuesit dhe premtoi kompensim të plotë për çdo humbje të shkaktuar. Gjithashtu, ai shpalli uljen të çmimit të energjisë për bizneset prodhuese nga 18 lekë në 6 lekë për kËh, si një lehtësim i drejtpërdrejtë për sipërmarrjen.

“Vetëm përgëzime dhe siguri se ne do bëjmë një revolucion fiskal. Do të transformojmë klimën për biznesin. Kësaj here ne kemi edhe një eksperiencë, dhe me shpejtësi do të vendosim standardet më optimale, më miqësore për biznesin. Për të gjithë eksportet, ne garantojmë së pari një bord që do kompensojë qindarkë për qindarkë rënien e euros, që është një faktor që dëmton shumë çdo sipërmarrës që prodhon për eksportin.”

Së dyti tha ai, do ulim çmimin e energjisë nga 18 do të jetë 6 lekë. Do ta kemi më të ulëtin dhe kjo përbën një leverdi të mirë për biznesin.

“Rënia e euros është një problem shumë i madh. U boshatis vendi. Para një jave unë isha në Qafë të Malit, një investim me të vërtetë shumë impresionues në ujin Lajthiza, një investim dhjetëra milionë euro. Punëtorë nga Azia, kishte edhe vendas, por punëtorë nga Azia. Para dy ditësh isha në Borsh. Në Borsh nga Mianmari gjeta aty.

Çka do të thotë se një përpjekje shumë të madhe duhet të bëjmë për ta sjellë kombin në moshën e rinisë, se faktikisht e ka humbur atë moshë.

Kanë ikur mbi 600 e ca mijë të rinj në 10 vite, tha Berisha, duke shtuar se, “ krahu i punës dhe tregu i punës është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne, edhe në këtë aspekt do kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me sipërmarrjen në mënyrë që të ketë një trajnim të vazhdueshëm.

Duke shpalosur porogramin e tij, Berisha tha se do bëjmë një politikë demografike me të cilën synojmë të nxisim në maksimum lindjen e fëmijës së tretë, duke e marrë përsipër nga lindja gjer 23 vjeç.

“Në kushte të vështira sepse rënia me 35 përqind i kursit të euros dhe injorimi total i kësaj rënie, sepse qeveria ka mundësi t’u kompensojë sepse ju paguani rrogat, ju keni arritur ta mbani, por të tjerët kanë falimentuar. Me mijëra punëtorë kanë humbur vendet e punës. Kjo sepse bëhet marrëveshje mes trafikantëve dhe betonit. Mes trafikantëve dhe qeverisë. Kjo është e vërteta. Tre vite me radhë që prodhimi industrial bie në mënyrë të vazhdueshme. Nga viti 2023 deri në vitin 2024, eksportet, që janë prodhim dhe punësim, kanë rënë me 32 përqind.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme