Pogradeci mposht Besën në finalen e Play Off-it, Tirana “pengesa” e fundit për në elitë

Kategoria e Parë | 2 vite më parë

Pogradeci ka mposhtur 1-0 Besën në “Elbasan Arena” në finalen e Play Off-it të Kategorisë së Parë. Një gol i bukur i shënuar nga Alidema direkt nga goditja e dënimit në pjesën e parë ka vulosur këtë fitore të çmuar të liqenorëve.

Ndonëse mbyllën sezonin e rregullt në vendin e 5-të, djemtë e Ardian Memës arritën që të eliminojnë fillimisht Burrelin dhe më pas Besën në ndeshjet e Play Off-it.

Ka edhe një “pengesë” të fundit për të arritur ëndrrën Abissnet Superiore për Pogradecin dhe ajo është Tirana. Bardheblutë mbyllën sezonin e rregullt në vendin e 8-të në kampionat. Fituesi i përballjes Tirana-Pogradeci do të jetë skuadra që do të luajë në elitën e futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.

Përfundon këtu ëndrra e Besës për tu rikthyer në elitë. Kavajasit ndonëse kishin pritshmëri të mëdha këtë sezon, nuk arritën që të ngjiteshin mes më të mirëve të futbollit shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme