Partizani U17 shpallet kampion i Shqipërisë për sezonin 2024-2025

Partizani U-17 është shpallur kampion i Shqipërisë për sezonin 2024-2025. 17-vjeçarët e kuq falë barazimit 3 -3 të arritur sot në përballjen finale ndaj rivalëve të Tiranës kanë ruajtur kryesimin me 41 pikë duke siguruar në kompleksin sportiv “Skënder Halili” titullin kampion.
Një sukses i merituar për të besuarit e trajnerit Aldo Duro që arrijnë të rikonfirmohen kampion të Shqipërisë për moshat U-17 duke koleksionuar titullin e 2-të radhazi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




