Luis Enrique: PSG dhe Arsenali janë të ngjashëm

Futboll Bota | 2 vite më parë

PSG, pas suksesit në Ligue 1, po mendon për lavdinë në Evropë dhe për rrjedhojë gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit. Trajneri i Parisit, Luis Enrique, ka folur në një konferencë për shtyp shtyp në prag të ndeshjes së parë të planifikuar për të martën në mbrëmje në Londër: “Janë gjysmëfinalet e Champions League, dy ndeshje mes dy skuadrave që kanë të njëjtin objektiv, dy kundërshtarë që duan të bëjnë më mirë. Çelësi do të jetë menaxhimi i presingut. Do të duhet të menaxhojmë gjithçka në mënyrën më të mirë, do të jetë shumë e rëndësishme”.

“Arsenali? Në fund të fundit, ata janë një nga skuadrat më të mira në Evropë, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme me trajnerin e tyre prej disa vitesh. Të gjithë e meritojmë të jemi këtu. Më pëlqen më shumë skuadra ime, prandaj jam këtu. Disa preferojnë Parisin, të tjerë Arsenalin, është pjesë e jetës”.

“Arsenali dhe PSG janë të ngjashëm. Një ekip i aftë për të sulmuar dhe mbrojtur të gjithë së bashku. A është Arsenali skuadra më e mirë me të cilën jemi përballur? Nuk e di, është e vështirë të thuhet. Megjithatë, ata janë një nga skuadrat më të mira në Evropë, kjo është shumë e sigurt”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme