Depresioni, një luftë e padukshme – Mbështetja sociale dhe ndihma e profesionistëve janë parësore
Depresioni nuk është thjesht një humor i keq apo një periudhë e shkurtër e trishtimit. Ai është një problem i shëndetit mendor i cili sa më herët të diagnostikohet, aq më i lehtë është rikuperimi. Janë disa simptoma përmes së cilave kuptohet që një person po vuan nga depresioni.
“Mund të filloj me ankesa fizike siç mund të jenë ato somatike, dhimbje të ndryshme muskulare, ankesa gastrointestinale, çrregullimet e gjumit apo të ushqyerjes. Këta pacientë asimptiomatikë nuk e dinë apo të njohin që pas këtyre simptomave fshihet një diagnozë e problemeve të shëndetit mendor siç është një episod depresiv”, u shpreh Nikolina Bode, Mjeke Psikiatre QKSHM, Korçë.
Kohët e fundit thotë mjekja psikiatre është vënë re shtim i personave në moshë të re që preken nga depresioni.
“Tek të rinjtë brishtësia emocionale dhe psikologjike i çon drejt episodeve depresive ndonjëherë edhe jetë kërcënuese”, tha Bode.
Por si mund ta ndihmojmë një person që vuan nga depresioni?
“Si mjeke profesioniste do të tërhiqja vëmendjen për të trajtuar dhe për të zbuluar herët këto simptoma. Jo gjithmonë duke përdorur medikament mund të shpëtojë”, tha mjekja.
Në rastin e një personi që vuan nga depresioni, mbështetja sociale është jetike si dhe kërkimi i ndihmës nga profesionistët.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




