Gjirokastra, e preferuara e italianëve – 30 turistë nga Palermoja ndalojnë në qytetin historik
Turistët nga Italia janë ndër atyre që dominojnë në qytetin e gurtë të Gjirokastrës.
Së fundmi, një grup prej 30 vizitorësh nga Palermoja ka mbërritur në Gjirokastër, si pjesë e një turi të organizuar në disa prej destinacioneve më të njohura të Shqipërisë.
Vizitorët italianë janë tërhequr nga arkitektura unike e Gjirokastrës, ku shtëpitë prej guri dhe rrugicat e ngushta ruajnë origjinalitetin e tyre.
“Është hera e parë që vijë në Shqipëri. Miku im Mario ma propozoj në fund të vitit të shkuar. Që nga ajo kohë u bëra kureshtar për ta prenotuar. E konfirmoj atë që më pati thënë shoku im, pasi këtu është çdo gjë e bukur. Kam ngelur shumë i mahnitur.”
“Punimi me gurë na ka bërë shumë përshtypje. Duke u ndërthurur mes rrugicave me kalldrëm dhe banesave duket mrekullueshëm. Shtëpitë këtu janë shumë të ndryshme nga shtëpitë në vendin tonë.”
Lorenzo, udhërrëfyesi i grupit, ka gati trembëdhjetë vite që sjell turistë italianë në Shqipëri. Ai tregon si interesi për Gjirokastrën është i lartë dhe po shihet gjithnjë e më shumë si një destinacion autentik dhe i paeksploruar plotësisht.
“Sot kemi një ekskursion në Gjirokastër. Kemi një drekë dhe kuzhinë tradicionale, traditë shqiptare. Do të vizitojmë kalanë, shtëpi autoktone,” thotë udhërrëfyesi italian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




