Morën peng 68-vjeçarin dhe i kërkuan 2 mln lekë, arrestohen 5 persona

Pesë persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë marrë peng një person në këmbim të një shume parash. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku 68-vjeçari është marrë me forcë dhe është mbajtur peng në një shtëpi të braktisur në fshatin Kakunjë. Autorët më pas kanë kërcënuar bashkëshorten e tij për dhënien e 2 milionë lekëve në këmbim për lirimin e tij.
Ngjarja ka ndodhur më 29 prill, ndërsa kanë qenë pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë që kanë zbuluar të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe zbardhjen e autorëve.
Sulejman Sina, Klinton Sina, Idajet Mashollari kanë marrë me forcë në automjet 68-vjeçarin në rrugën “George W. Bush”, ku e kanë mbajtur peng në një zonë periferike. Më pas ata kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar Bajram Ibraliut, në zonën e Saukut.
Në pranga përfunduan 5 autorët Sulejman Sina, 31 vjeç, Klinton Sina, 21 vjeç (vëllezër), Idajet Mashollari, 21 vjeç, Bajram Ibraliut, 57 vjeç dhe Nikoleta Begolli, 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.
Nga kontrollet në banesat e autorëve u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




