Gjysmëfinalet të mallkuara për Artetën, spanjolli i frustruar kapet me trajnerin e goditjeve standarde

UEFA Champions League | 2 vite më parë

Gjysmëfinalja e parë e Arsenal në 16 vitet e fundit ka qenë një zhgënjim i madh për për Mikel Artetën, i cili në fund të ndeshjes nuk është përmbajtur as me të tijtë.

Regjia e ndeshjes ka regjistruar momentin kur spanjolli ka ftuar njërin prej asistentëve të tij që të ulet në stol. Për Nicolas Jover ishte një mbrëmje e vështirë pasi skemat e tij nuk funskionuan. Vendasit nuk kishin as fatin në anën e tyre pasi Merino ndëshkoi PSG-në në një goditje standarde, por spanjolli rezultoi të ishte në pozicion të parregullt.

Spanjolli shikohet si fajtori numër një për humbjen e Arsenal pasi klubi londinez me Artetën në krye ka humbur shtatë gjysmëfinale radhazi në të gjitha kompeticionet. Madje në gjashtë prej tyre nuk ka arritur që të shënojë asnjë gol. Këto të dhëna tregojnë shumë…


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme