Elbasani zyrtarizon largimin e portierit Abalora

Abissnet Superiore | 2 vite më parë

Sapo ka përfunduar sezoni i rregullt dhe vjen largimi i parë nga skuadra e Elbasanit, që nuk arriti të futet dot në “Final 4”.

Klubi verdheblu njofton se ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me portierin Razak Abalora.

“Ekipi verdheblu njofton mbylljen e bashkëpunimit me portierin Razak Abalora. Ganezi nuk arriti ta mbyllte kampionatin për shkak të një dëmtimi të rëndë në këmbë kështu duke e përfunduar eksperiencën në Shqipëri para kohe. Elbasani e falenderon për kontributin e dhënë gjatë këtij sezoni”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Abalora u bashkua me Elbasanin në nisje të sezonit dhe luajti 27 ndeshje me fanellën verdheblu në Abissnet Superiore.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme