Koncert me muzikë klasike në Lezhë- Nxënësit e “Besëlidhjes“, në skenën e Universitetit të Arteve

Kulturë | 2 vite më parë

Muzika e kompozitorëve të njohur botëror, u vu në skenën e Pallatit të Kulturës në Lezhë nga nxënësit e muzikës të shkollës “Besëlidhja” dhe studentët e Universitetit të Artëve. Ata u bënë bashkë dhe mbajtën një koncert me vegla frymore, ku kryesori ishte instrumenti i flautit. 16 interpretuesit sollën emocione për publikun të cilët e priten me entuziazëm dhe duartrokitje të ngrohta performancën e muzikantëve.

Ky bashkëpunim ndërmjet shkollës “Besëlidhja” dhe Universitetit të Artëve synon të nxisë zhvillimin artistik të të rinjve dhe të fuqizojë kulturën muzikore në qytetin e Lezhës.

“Mendoj se është një bashkëpunim shumë i vlefshëm dhe kishte një gërshetim shumë të bukur”, u shpreh mësuesja e flautit, Anxhela Kapja Hammad.

“Kryesorja është që ato i janë afruar artit, instrumenteve që preken me dorë dhe jo muzikës që bëhet me kompjuterë”, u shpreh pedagogia e Universitetit të Arteve, Rozana Kuka.

Nxënësit e shkollës muzikës të shkollës “Besëlidhja” thotë se emocionet ishin të mëdha, por ky koncert i përmbushi pritshmëritë e tyre.

“Është kënaqësia më e madhe që të bashkëpunonim me akademinë e arteve dhe mendoj Lezhës i duhej një promovim i tillë dhe shpresoj që të bëhen sa më shumë të tillë”, tha nxënësja Ester Shema.

Koncerti zgjati rreth 60 minuta dhe të pranishmit përjetuan një eksperiencë unike muzikore, falë interpretimit të ndjeshëm dhe teknikës së përpunuar të muzikantëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme