Federata e Futbollit tërbon tifozët, rrit çmimin e biletave të finales së FA Cup

Angli | 2 vite më parë

Federata e Futbollit ka tërbuar tifozët me vendimin që mori për të ngritur çmimet e finales së madhe të FA Cup më 17 maj në “Wembley Stadium”.

Biletat e kategorisë së parë do të kushtojnë 175 stërlina, me një rritje prej 30 stërlinash (20%) krahasuar me finalen e 2024-ës. Ndërsa bileta e kategorisë së dytë do të kushtojnë 125 stërlina, me një rritje 10 stërlina (8.7 %). Kategoria e tretë do të kushtojë 75 stërlina (7% rritje) ndërsa e katërta vlen 50 stërlina që do të thotë  rritje prej 5 stërlinash (11%).

Federata Angleze është kontestuar fuqishëm nga tifozët e ekipeve të Mançester Sitit dhe Kristal Palasit, të cilët janë rebeluar ndaj këtij vendimi. Federata e Futbollit ka bërë me dije se të gjitha shumat e përfituara nga shitja e biletave do të investohen përsëri në mbarvajtjen e këtij sporti. Rreziku që “Wembley” të ketë shumë vende të bosh është i madh duke parë se çfarë ndodhi në gjysmëfinalen mes Sitit dhe Notingemit. Me qindra tifozë të Sitit nuk blenë bileta dhe bënë që stadiumi i tyre të ishte diçka e trishtë për tu parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme