Hiqen kontrollet në kufirin me Kosovën, rikthehet normaliteti në pikëkalimet mes dy shteteve

Aktualitet | 2 vite më parë

Nga dita e sotme është riaktivizuar marrëveshja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe Kosovës, duke hequr kontrollet në kufi për të gjitha automjetet me targa të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. 

Pika e kalimit kufitar në Morin pati më shume fluks se ditët e tjera.

1 Majin, një ditë pushimi edhe në Kosovë, qytetarët kanë zgjedhur ta kalojnë në Shqipëri. Pavarësisht fluksit, nuk u krijuan radhë pritjeje.

Marrëveshja në fjalë u aplikua për herë të parë në sezonin e kaluar, e vlefshme për të gjitha pikat e kalimit kufitar Shqipëri–Kosovë.

Kjo marrëveshje përjashton nga kontrollet vetëm automjetet me targa të Shqipërisë e Kosovës, ndërsa automjetet me targa të shteteve të tjera u nënshtrohen procedurave standarde të kontrollit.

Marrëveshja në fjalë është e vlefshme për periudhën 9-mujore deri më 31 maj të vitit 2026.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme