Nga Madridi, sulm ndaj Barçës: Goli i Mkhitaryan ishte i rregullt

“Gol i rregullt. Nipi i Negreira është në VAR…”. Tomàs Roncero, gazetar i AS, nuk i kursen fjalët kur publikon golin e 4-3 të Mkhitaryan, i cili u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje dje në ndeshjen Barcelona-Inter. Rivaliteti i ndërthurur mes Real Madridit, jashtë Champions League, dhe Barçës, me të parën që i frikësohet fitores përfundimtare të katalanasve, zbarkon në rrjetet sociale ku gazetari spanjoll ngre akuza.
Rivijnë edhe njëherë në skenë akuzat për korrupsion ndaj ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik. Akuza ra një vit më parë, megjithëse në një rezolutë të datës 2023, Gjykata e Barcelonës kishte konstatuar pagesa për Negreira dhe djalin e tij nga Barça për shuma që ishin rritur nga 70,000 në 700,000 euro në vit).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




