Reali e do në Botërorin e Klubeve, Modric rinovon vetëm për … 2 javë

Real Madrid synon të zgjasë kontratën me Luka Modric edhe për dy javë të tjera në mënyrë që ta lejojë atë të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube këtë verë. Kontrata aktuale e mesfushorit kroat skadon më 30 qershor 2025, por turneu ndërkombëtar, ku do të jenë edhe “Los Blancos”, do të zhvillohet pas kësaj date. Për këtë arsye, klubi spanjoll po vlerëson një rinovim afatshkurtër, që synon ekskluzivisht kompeticionin.
Pavarësisht rëndësisë simbolike dhe historike të kontributit të Modriçit në Real Madrid, një zgjatje më e gjatë e kontratës nuk parashikohet. E ardhmja e numrit 10 kroat pas turneut mbetet e pasigurt, me disa klube, veçanërisht nga Lindja e Mesme dhe MLS, që e shikojnë situatën me interes.
Në moshën 38-vjeçare, Modric vazhdon të jetë një shembull profesionalizmi dhe përkushtimi (51 paraqitje, 4 gola dhe 7 asistime në të gjitha garat këtë sezon), por Reali po rinovon gradualisht skuadrën e tij dhe synon një tranzicion brezash në mesfushë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




