Besëlidhja shpallet kampione

Basketboll | 2 vite më parë

Besëlidhja është shpallur kampione e Shqipërise për të dytin vit radhazi teksa ka mbyllur serinë e finalave 3-0 përballë Teutës duke fituar në takimin e fundit në pallatin e sportit “Asllan Rusi” me rezultatin 134-64. Ishte një ndeshje e cila nisi me një lajm surprizë ku dy prej lojtarëve amerikanë nuk ishin të disponueshëm dhe i lojtari i tretë, andreës që e nisi në formacion u demtua në fillimin e ndeshjes.

Kjo bëri që ndeshja të mos kishte histori dhe skuadra lezhjane të kalonte në një avantazh të thellë që në pjesën e parë. Në fillim të periodës së trete avantazhi prek 40 pikë diferencë në favor të Besëlidhjes dhe trajneri Bilali vendos ti ulë titullarët.

Sërish Besëlidhja edhe me djemtë e rinj që u aktivizuan në pjesën e dytë arrin ta thellojë diferencën duke prekur në fund avantazhin prej 70 pikësh, diçka e rrallë për një ndeshje finale .


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme