Euroliga në RTSH: Olimpiakos, dramë në Madrid

Basketboll | 2 vite më parë

Olimpiakos është skuadra e dytë që është kualifikuar në “Final Four” teksa ka mbyllur serinë 3-1 përballë Real Madrid duke fituar takimin e 4-ët në kryeqytetin spanjoll me rezultatin 84-86. Ndeshja nisi me një vrull të madh nga madrilenët duke marrë avantazhin deri në 9 pikë.

Perioda e dytë nis të futet në ekuiliber ku shpërthen Fornier për grekët, ndërsa për madrilenët është në formë shumë të mirë Hezonja. Pjesa e parë mbyllet me 5 pikë avantazh për Real Madrid, 47-42, dhe në intervistën e pushimit të ndeshjes, Chus Mateo, trajneri i spanjollëve lë të kuptohet se, “duam të luajmë ashpër në mbrojtje, por po na ndëshkojnë gjyqtarët me faulla.

Ndërkohë që Bartzokas i kërkon të tijëeve vendime më të mira në sulm dhe të jenë të qetë. Perioda e tretë është mjaft e mirë për Olimpiakos dhe avantazhi vjen në rritje falë Fornier që e mbylli me 22 pikë. Ndërsa në periodën e katërt e nis Papanikolau me 3 trepikësha radhazi dhe Olimpiakos arrin në 15 pikë avantazh.

Duket se gjithçka ka përfunduar por Reali, falë një presingu të mirë, arrin të shënojë 11 pikë radhazi duke mos pësuar asnjë dhe rifutet në lojë. Minutat e fundit janë vendimtare teksa Sergi Jul humbet një depërtim vetëm për vetëm ndërsa në krahun tjetër shënon Vezenkov për 3 pikë dhe e çon në 7 avantazhin.

Më tej gjithçka flet për madrilenët, të cilët arrijnë ta ulin deri në 2 pikë teksa Fornier humbet një gjuajtje të lirë dhe i jep mundësinë spanjollëve për fitore.

Në fund Hezonja depërton dhe Abalde kishte mundësi për një gjuajtje për 2 pikë për ta çuar ndeshjen në shtesë, por preferon gjuajtjen për 3 pikë që të fitonte menjëherë dhe nuk e realizon, si rrjedhojë Olimpiakos e fiton 84-86 dhe kualifikohet, ndërsa Reali e mbyll sezonin në Euroligë këtu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme