Superkupa e Italisë do të luhet përsëri në Arabi, format me 4 ekipe

Edicioni i radhës i Superkupës së Italisë do të luhet sërish në Arabinë Saudite. Gjatë Asamblesë së Serisë A të mbajtur me video-konferencë mëngjesin e sotëm, shefi ekzekutiv i Lega Serie A, Luigi De Siervo, zbuloi se kishte marrë konfirmimin e interesimit nga organizatorët arabë për të pritur edicionin e radhës të Superkupës me formatin me 4 ekipe.
Milani dhe Bolonja, finalistët e Kupës së Italisë, me siguri do të kualifikohen, ndërsa dy skuadrat e tjera në start duhet të jenë Napoli dhe Interi, të cilët po luftojnë për titull.
Marrëveshja e nënshkruar në mars 2023, e cila parashikon që 4 nga 6 edicionet të luhen në Arabinë Saudite, ka një vlerë totale prej 92 milionë euro. Çdo vit Riadi paguan 23 milionë për të pasur Superkupën e Italisë: 6.8 shkojnë direkt në arkat e Ligës, ndërsa 16.2 të mbetura ndahen mes katër pjesëmarrësve, 8 për fituesin, 5 për finalistin dhe 1.6 për dy gjysmëfinalistët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



