Lautaro Martinez, shumë pak shanse për Barcelonën

Futboll Bota | 2 vite më parë

Kanë mbërritur rezultatet e testeve të kryera nga Lautaro pas dëmtimit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës. Sulmuesi argjentinas ka pësuar një tendosje në  kofshën së majtë. Kushtet e tij do të vlerësohen ditë pas dite.

Pra, rikuperimi në kuadër të ndeshjes së kthimit, që është vetëm 4 ditë larg, konfirmohet praktikisht i pamundur. Mjafton të thuhet se në tetor i njëjti dëmtim i ndodhi Zielinskit teksa luante për kombëtaren dhe lojtari polak u rikthye pas 12 ditësh. Toro do të bëjë gjithçka për të qenë të paktën në dispozicion, por shanset janë shumë të pakta.

Në mënyrë të pashmangshme, trajneri i zikaltërve do të duhet të mendojë për një sulm pa kapitenin dhe do të duhet të zgjedhë mes Taremit, i cili hyri mirë në lojë të mërkurën, apo Arnautovic, duke qenë se Correa është jashtë listës së UEFA-s.

Përveç nëse provohet një rrugë që nuk është parë kurrë nga minuta e parë këtë vit, por është parë disa herë në sezonet e mëparshme: një mesfushor i futur si sulmues i dytë, Mkhitaryan ose Frattesi për shembull, si në minutat e fundit në Camp Nou.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme