Berisha: Rama po shkatërron të drejtën e pronës

Politikë | 2 vite më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë vizitës në një familje tiranase ka risjellë në vëmendje premtimin e pensionit minimal prej 200 euro.

“Ne kishim dërguar prej 1 viti e gjysmë ligjin për 200 euro pensioni minimal. Jo, tha kjo na çon në humnerë. Nuk çon në humnerë, përkundrazi, e bën shoqërinë më të drejtë, e bën qeverisjen më të moralshme dhe është një detyrim ligjor dhe kushtetues. Ne e nisim këtu. Ne u rikthejmë paratë qytetarëve. Nuk do të ketë shqiptar që të marrë nën 200 euro. 57% e pensioneve, janë pensione të pjesshme, jo të plotë. Pra, nën 172 mijë lekë. Të gjitha do shkojnë në 200 mijë lekë dhe do rriten me 20%”, tha kreu i PD-së.

Po ashtu, Kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Edi Rama ku sipas tij, nëpërmjet Paketës së Maleve po shkatërron të drejtën e pronës.

“Domethënë, prona këto 12 vjet, janë zgjidhur gjithsej 800 dosje, nga 22 mijë apo më shumë dosje që janë, dhe tani me Korporatën e Investimeve që shpallet pronare një agjenci, që është e pabazuar në Kushtetutë, ligj dhe zgjedh vetëm vullnetin për të vjedhur toka, shpallet tani pronare e tokave dhe e pronave të shtetit shqiptar. Dhe për ta, nuk njihet asnjë kufizim. Është tokë e privatit apo e shtetit, apo e cilitdo. Pra, është krijuar një rrezik i ri. Ose merr këtë, paketa e maleve. Paketa e maleve është t’ua marrësh pronën tjerëve. Si mund t’ia marrësh tokën tjerëve? Pra, Edi Rama, jo vetëm që nuk po e zgjidh këtë, por në themel po shkatërron të drejtën e pronës”, u shpreh Berisha.

 Kreu i PD-së theksoi se me ardhjen në pushtet, gjërat do të ndryshojnë në vend. “Ne do të zgjidhim në mënyrë përfundimtare çështjen e pronës në Shqipëri”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme