Kartat drejt zëvendësimit të parasë fizike – Regjistrohet rritje vjetore prej 8% në numër veprimesh

Ekonomi | 2 vite më parë

Sistemet e pagesave në Shqipëri kanë përjetuar një rritje të ndjeshme gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024, sipas raportit të Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë. 2024 regjistron një rritje vjetore prej 8% në numër veprimesh dhe 5% në vlerë.

“Shqipëria tashmë është pothuaj e integruar në sistemin ndërkombëtar të pagesave sidomos në 4-5 vitet e fundit është dhe lëvizja masive e vizitorëve të huaj nga vendet e BE-së”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Zenel Hoxha.

Rritja e numrit te përdorimit te kartave rrit sigurinë në perëndimin e parasë dhe formalizon ekonominë.

“Përveç qarkullimit të shpejt monetar bëhet e mundur dhe regjistrimi i këtyre lëvizjeve financiare dhe ndikon fuqishëm edhe në formalizmin e ekonomisë”,  tha eksperti i ekonomisë.

Pagesa me karte po sjellin një impakt edhe ne komunitetin e biznesit sidomos me ato sipërmarrje qe bashkëpunojmë me partnere jashtë vendit.

“Kjo është me impakt të madh edhe tek pagesat online të cilat janë me impakt të madh edhe tek komuniteti i biznesit sepse së pari është shpejtësia, është transparenca, korrektësia dhe bën të mundur që gjithçka të lëvizi më shpejt”, tha eksperti.

Një moment kyç ishte anëtarësimi i Shqipërisë në zonën SEPA, që pritet të ulë ndjeshëm kostot dhe kohën e pagesave ndërkufitare në euro, duke modernizuar më tej sistemin financiar dhe duke nxitur zhvillimin e teknologjisë financiare në vend.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme