Të shtëna me armë zjarri në Laç, 5 të plagosur

Aktualitet | 2 vite më parë

Pesë persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në orën 13.30 pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, ndërsa të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

“Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I.,  A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj,  të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka shoqëruar disa persona për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa autori që hapi zjarr është identifikuar dhe po vijon puna për kapjen e tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme