I dënuar me burg në Spanjë, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Aktualitet | 1 vit më parë

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga blutë në aksin ”Vau i Dejës-Shkodër”.

Policia bën me dije se 28-vjeçari ka kultivuar bimë kanabisi me llamba në Spanjë dhe për këtë vepër penale, si dhe për vjedhje të energjisë elektrike, është dënuar me burg nga Gjykata e Barcelonës.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e 28-vjeçarit.

“Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin E. K., 28 vjeç, të lindur në Shkodër.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme