Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”

Sport | 1 vit më parë

Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance. Fushata e Interit të udhëhequr nga Inzaghi në Champions League po sjell përfitime të mëdha ekonomike për klubin, tani në pronësi të fondit Oaktree.

Përveç parave që vijnë nga UEFA, ka edhe të ardhura nga shitja e biletave gjithnjë e më të larta, të cilat po bëjnë që të arkat e klubit zikaltër të mbushen. Për ndeshjen që do të luhet para 75 mijë shikuesve, (stadiumi është i gjithi i shitur), pritet që Interi të fitojë një shumë të majmë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, arkëtimet do të kalojnë 13 milionë euro, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të vendosur nga derbi në gjysmëfinalet e Champions League dy sezone më parë, i cili u ndal në 12.5 milionë. Kjo shifër do të përfaqësojë rekordin e ri absolut për një ndeshje futbolli të luajtur në Itali.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme