Turistët gjithmonë e më shumë të interesuar për historinë e Shqipërisë, sitet arkeologjike zgjerojnë fashën orare

Shqipëria vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë që kërkojnë të përjetojnë nga afër trashëgiminë e saj kulturore dhe historike.
Për të përballuar këtë fluks gjithmonë e më shumë në rritje dhe për të përmirësuar përvojën turistike, sitet dhe parqet arkeologjike në mbarë vendin kanë zgjeruar fashën orare të hapjes gjatë muajve të verës.
Duke filluar nga kjo javë dhe deri më 31 tetor, muzetë, kalatë, parqet arkeologjike dhe të gjitha sitet e tjera kulturore do të jenë të hapura çdo ditë të javës nga ora 09:00 deri në 19:00.
Kjo nismë synon të krijojë një akses më të gjerë për vizitorët dhe të forcojë më tej turizmin kulturor si një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të qëndrueshëm.
Për të garantuar funksionimin normal të këtyre orareve të zgjatura, është e nevojshme angazhimi më shumë i stafit në terren.
Në këtë kuadër, institucionet përkatëse ftojnë të rinjtë të aplikojnë për pozicionet e punës sezonale dhe të japin kontributin e tyre në promovimin e trashëgimisë kombëtare.
Ndër sitet më të vizituara në vend vijojnë të mbeten: Butrinti, me pasurinë e tij unike arkeologjike dhe natyrore; Kalaja e Gjirokastrës, që ofron një panoramë mahnitëse, si dhe Muzeu Historik i Krujës, që i jep vizitorëve një përvojë të identitetin kombëtar shqiptar.
Gazetare: Katerina Kule
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




