Atraksionet e Kukësit tërheqin gjermanët, dy miq vendosin të vizitojnë qytetin dhe rrethinat
Bojgeni dhe Sebastiani janë dy miq që kanë vendosur të eksplorojnë Shqipërinë.
Një pllajë përballë dhe një luginë poshtë saj është pamja që kanë zgjedhur për të pushuar për disa orë në Malqenë, një fshat i Kukësit.
“Është hera e parë për ne këtu. Gjëja e parë që na bëri çudi ishte që takuam shumë shtetas gjermanë gjatë rrugës. U ndaluam dhe diskutuam me ta. Mikpritja dhe natyra janë dy gjëra që i prekin ata, por edhe për ne janë të rralla. Nuk i gjejmë kudo.
Për natyrën nuk mund të flas shumë. Më mjafton të udhëtoj në këto rrugë dhe të mbushem me frymë. Është gjithçka brilante dhe frymëzuese. Pas pushimit do të nisemi drejt Dibrës. Besojmë që kjo pamje e bukur do të na shoqërojë në çdo vend ku do të shkojmë,” thotë turisti gjerman.
Me përshtypje të tilla, jo vetëm Bojgeni dhe Sebastiani largohen nga vendi ynë, por edhe shumë të huaj të tjerë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




