Tym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavës

Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke sinjalizuar se 133 kardinalët nuk arritën një marrëveshje për zgjedhjen e Papës së ri në ditën e parë të konklavës.
Pas raundit të parë të votimit, asnjëri nga kandidatët nuk mori shumicën e nevojshme prej dy të tretash të votave, një kërkesë thelbësore për t’u shpallur Papa i 267-të i Kishës Katolike Romake.
Mijëra besimtarë dhe vizitorë nga e gjithë bota, të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, panë tymnajën tradicionale. Sipas procedurës, nga dita e nesërme do të zhvillohen deri në katër votime në ditë, dy paradite dhe dy pasdite, derisa të arrihet shumica e cilësuar prej dy të tretat e votave të kardinalëve të mbledhur.
Ndërkohë, Sheshi i Shën Pjetrit mbetet i mbushur me pelegrinë dhe vizitorë që presin me padurim sinjalin e bardhë, që do të shpallë Papën e ri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




