Parlamenti ukrainas ratifikon marrëveshjen ‘historike’ për burimet natyrore me SHBA-në

Parlamenti i Ukrainës miratoi sot marrëveshjen “historike” të arritur nga Kievi me Uashingtonin, për burimet natyrore.
Një total prej 338 deputetësh votuan pro ratifikimit dhe asnjë kundër, informoi Oleksandr Merezhko, kreu i komisionit të punëve të jashtme të parlamentit ukrainas.
“Parlamenti ukrainas ratifikoi marrëveshjen historike të bashkëpunimit ekonomik midis Ukrainës dhe SHBA-së”, tha ministrja Yulia Svirydenko në një postim në X, duke shprehur shpresën se ky dokument mund t’i hapë rrugën Kievit për të marrë ndihmë të re ushtarake amerikane për të sprapsur pushtimin rus.
Pas javësh negociatash intensive, Kievi dhe Uashingtoni nënshkruan marrëveshje javën e kaluar mbi mineralet ukrainase dhe financimin e investimeve për rindërtimin e Ukrainës.
Marrëveshja hap rrugën për një ndihmë të re ushtarake amerikane për Kievin, megjithëse nuk ofron garanci të qarta sigurie.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




