Senatorët demokratë letër Trumpit: Ndërmjetëso lirimin e pengjeve, jepi fund luftës në Gazë

Njëzet e pesë senatorë demokratë kanë nënshkruar një letër drejtuar presidentit amerikan Donald Trump ku kundërshtojnë operacionin ushtarak të afërt të Izraelit që synon të riokupojë Gazën dhe të kërkojë që Izraeli të heqë bllokadën e tij të vazhdueshme për ndihmën humanitare për Gazën.
Senatorët demokratë e cilësojnë planin izraelit për zgjerimin e operacionit si të pazbatueshme.
“Do të kufizonte shpërndarjen e ndihmës në vetëm disa vende në jug të Gazës të siguruar nga kontraktorët privatë amerikanë, dhe pothuajse të gjitha grupet e ndihmës që veprojnë në rajon shënojnë se kjo do të rrisë vetëm pasigurinë dhe shpërnguljen ” thonë senatorët.
Ligjvënësit i kërkojnë presidentit Trump të ndërmjetësojë një marrëveshje që do të sillte lirimin e pengjeve të mbetura në këmbim të përfundimit të luftës.
Nga ana e tij, kryeministri Benjamin Netanyahu e ka refuzuar këtë marrëveshje, duke argumentuar se do ta linte Hamasin në pushtet. Por senatorët vërejnë se gati tre të katërtat e publikut izraelit mbështesin këtë marrëveshje, sipas sondazheve të njëpasnjëshme.
“Kapaciteti ushtarak i Hamasit ishte zhdukur në mënyrë efektive, me IDF duke e quajtur atë një grup terrorist guerile ‘që nuk mund të montonte më një operacion të qëndrueshëm ushtarak kundër popullit të Izraelit” theksojnë senatorët.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




