FOTOT- Mbyllet faza e parë e aktivitetit “Giro d’Italia 2025”, Proda: Detyra u përmbush me sukses

Aktualitet | 1 vit më parë

Policia e Shtetit bëri të ditur se falë masave të përbashkëta të ndërmarra, bashkëpunimit e koordinimit mes strukturave të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe organizatorëve, përfundoi me sukses faza e parë e aktivitetit “Giro d’Italia 2025”, që nisi sot nga Durrësi dhe përfundoi në Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor, Ilir Proda, ka falënderuar punonjësit e Policisë, drejtuesit e tyre dhe në veçanti kursantët dhe studentët e Akademisë së Sigurisë, të cilët përmbushën me sukses detyrën.

“Falënderoj të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e angazhuar në mbarëvajtjen e etapës së parë. Ta shikoje garën ishte spektakolare dhe padyshim pjesë e spektaklit ishte edhe puna dhe përkushtimi i gjithsecilit prej jush. Falënderoni nga ana ime çdo punonjës të angazhuar, e në veçanti kursantët dhe studentët e Kolegjit dhe të Fakultetit për Sigurinë dhe Hetimin në Akademinë e Sigurisë, që u përballën për herë të parë me detyra të tilla. Besoj te profesionalizmi dhe përkushtimi i secilit prej jush edhe në dy fazat e tjera të “Giro d’Italia 2025”, që ky aktivitet ndërkombëtar të përmbyllet me sukses.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme