“Duhet një Trump i zbutur në krye të Kishës”, Nesti Zefi flet për Papa Leonin XIV

Aktualitet | 1 vit më parë

Nesti Zefi, studiues i çështjeve fetare në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, foli lidhur me zgjedhjen e Papa Leoni XIV në krye të Kishës Katolike.

Ai tha se duhet një Trump i zbutur në krye të Kishës. Sipas tij, Papa Leoni është një papë që na ka hyrë në zemër.

Pjesë nga emisioni:

Çfarë përfaqëson për papatin një figurë si ajo e Papa Leonit?

“Zgjedhja e Papa Leonit është brenda një dëshire tjetër që unë kam shprehur që duhet një Trump i zbutur në krye të kishës. Papa Leoni, një papë që na ka hyrë në zemër. Unë korrektoj se ka qenë një dashur me shikim të parë. Një person i thjeshtë arriti të bëjë për miliona katolikë. Në 12 vjet papimi të Papa Franceskut ka pasur një konfuzion”, tha Zefi.

Duket sikur ishte parathënëse ai manipulim me inteligjencë artificiale i Trump si papë?

“Gjeopolitika ndikon dhe në politikën e Vatikanit. Vatikani është Brenda dinamikës gjeopolitike. Duhet të kemi parasysh diçka. Brenda kishës katolike ka 3 dimensione: dimensioni monarkik, dimensioni aristokratik dhe demokratik. Këto tre filtra, së bashku. Trump i ka paraprirë kësaj ere të re”, u shpreh Zefi.

Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost, është zgjedhur udhëheqësi i ri i Kishës Katolike Romane më 8 maj dhe ka zgjedhur emrin Leoni XIV.

Dialogu mes botës myslimane e katolike problematik”/ Nesti Zefi flet për Papa Leonin

Çfarë marrëdhëniesh pritet të ketë bota katolike me botën islame që është përfshirë në zhvillime dramatike, pas zgjedhjes së Papa Leonit?

Kësaj pyetje ju përgjigj Nesti Zefi, studiues i çështjeve fetare në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarko.

Ai tha se e sheh dialogun me botën myslimane shumë problematik, ndaj nuk ka një përgjigje të saktë.

“Në fakt, janë dy realitete. Qasja e tij është e afërt me Papa Françeskun. Ky papë duhet të rikuperojë vizionin e papëve të tjerë. Duhet të jetë një dialog që ka për bazë të vërtetëm. Dialogu mes feve është dialog mes njerëzve. E shoh dialogun me botën myslimane shumë problematik, ndaj nuk kam një përgjigje të saktë”, tregoi Zefi.

Cili është dallimi mes Papa Leonit dhe Papa Françeskut e Papëve të tjerë?

“Papa Françesku donte të globalizonte kishën, domethënë kisha ishte universale nuk kishim nevojë ta globalizosh. Thjesht do të thotë të filtrosh element ideologjik Brenda kishës”, tha studiuesi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme