Dinamo-Partizani në RTSH, në “Elbasan Arena” luhet finalja e vogël e kampionatit

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Sot, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet finalja për vendin e tretë në “Abissnet Superiore”, mes Dinamo City dhe Partizanit, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë sfidë pas ndeshjeve gjysmëfinale të “Final 4”, ku synuan kalimin në finalen e madhe për titullin kampion, por nuk ia dolën. Megjithëse kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në arenën europiane, derbi i së shtunës ka një rëndësi të veçantë për prestigjin dhe historinë e të dy klubeve, të cilat do të kërkojnë të mbyllin sezonin me një fitore.

Kjo do të jetë përballja e pestë mes tyre në këtë sezon, me bilanc të barabartë; dy ndeshje janë mbyllur në barazim, ndërsa secila skuadër ka arritur nga një fitore.

Tifozët e interesuar për të ndjekur finalen e vogël të kampionatit nga stadiumi “Elbasan Arena” mund të blejnë biletat online në këtë link: Dinamo City – Partizani


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme