Bizneset në Përmet gati për sezonin turistik, shtimi i stafit për shërbim cilësor ndër masat kryesore

Aktualitet | 1 vit më parë

Bizneset e shërbimit dhe strukturat akomoduese në qytetin e Përmetit kanë nisur përgatitjet për sezonin turistik veror, me qëllim përballimin e fluksit të pritshëm të vizitorëve vendas dhe të huaj.

Një ndër masat kryesore që po merren është shtimi i stafit, për të garantuar shërbim cilësor dhe të shpejtë për turistët.

“Është gjithmonë në rritje ardhja e turistëve dhe ne jemi të përgatitur për sezonin turistik. Kemi rritur stafin, kemi marrë masat që të jem i të përgatitur dhe të kemi një shërbim sa më cilësor”, tha administratorja Majlinda Jaçe.

Sipas Vasillaq Nikollarit, administrator i një prej strukturave pritëse në qytet, fluksi i turistëve parashikohet të rritet ndjeshëm gjatë periudhës qershor–shtator. Bazuar në rezervimet e deritanishme, pritet një sezon me frekuentim më të lartë se vitet e kaluara, thekson ai.

“Kanë ardhur grupet e para të cilët kanë ardhur nëpërmjet agjensive turistike. Po shoh dhe rezervime të shumta nëpërmjet booking apo turistët individual që vijnë me makina të marra me qira në Tiranë dhe eksplorojnë resurset turistike të rrethit tonë“, tha Nikollari.  

Gjatë këtij viti, në zonën e Përmetit janë shtuar rreth 100 “guest house” të reja, çka tregon një interes gjithnjë në rritje për zhvillimin e turizmit lokal dhe përmirësimin e infrastrukturës pritëse.

Gazetare: L. Koçiu  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme