Shënkolli fiton titullin kampion të Abissnet Superiore U-14

Shënkolli është shpallur sot kampion i “Abissnet Superiore” U-14 për edicionin 2024-2025.
Skuadra lezhiane e kishte siguruar titullin një javë më parë, ndërsa sot zhvilloi ndeshjen e fundit në kompleksin sportiv “Porto” ndaj Partizanit.
Shënkolli U-14 triumfoi edhe në këtë përballje me rezultatin 3-2, duke e mbyllur kampionatin në vendin e parë me 43 pikë.
Në përfundim të takimit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut dhe medaljeve për lojtarët e Shënkollit. Kryetari i SHRF Lezhë, Kristian Gjidodaj, dorëzoi trofeun dhe medaljet për skuadrën kampione.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




