Pajaziti gol kundër Hajdukut të Splitit

Adrion Pajaziti ka shënuar golin e tretë sezonal në kampionatin kroat në ndeshjen delikate që kishte në program ekipi tij, Gorica me formacionin e Hajdukut të Splitit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka qenë protagonist absolut në këtë duel që zgjati plot 84’ për shqiptarin, i cili i la vendin Vrziç.
22-vjeçari ka arritur të gjejë rrjetën në përballjen e sotme në shtëpi përballë Hajdukut të Splitit. Në minutën e 48-të të takimit, Pajaziti u gjend brenda zonës dhe arriti të shënojë në trekëndësh të portierit kundërshtar.
Ky ishte goli i tretë këtë sezon për shqiptarin në kampionatin kroat në 22 paraqitje të zhvilluara. Gorica në 34 takime ka grumbulluar 37 pikë ndërsa Hajduku mban vendin e tretë me njëzet pikë më shumë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




