Leverkusen përshëndetet me Xabi Alonson

Pas dy sezone e gjysmë në krye të klubit dhe një fitore të bujshme të Bundesligës pa humbur asnjë ndeshje në 2023/24, aventura e Xabi Alonso në pankinën e Bayer Leverkusenit i ka ardhur fundi. Para, gjatë dhe pas ndeshjes së fundit në shtëpi në kampionat, të humbur 2-4 ndaj Dortmundit, tifozët e “Aspirinave” e kanë përshëndetur dhe falënderuar trajnerin spanjoll me brohoritje, duartrokitje dhe pankarta.
Përsa i përket sfidës së sotme, e vlefshme për javën e 33-të të Bundesligës, Brandt, Ryerson, Adeyemi dhe Guirassy përmbysin epërsinë e hershme të Frimpong dhe e kthejnë Dortmundin një pikë pas Freiburgut të vendit të katërt. Gara për kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm mbetet e hapur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




