Bajamet tek fëmijët, mjekja: Trajtimi i duhur dhe në kohë shmang pasojat

Sociale | 1 vit më parë

Bajamet, apo në gjuhën mjekësore tonsilat, preken shpesh nga infeksione të njohura si tonsilit. Mjekja otorino-laringologe, Zana Uruçi na shpjegon çfarë problemesh mund të shkaktojnë bajamet e infektuara.

“Bajamet janë dy grumbullime limfatike në të dyja anët e gojës, por që bëjnë pjesë në sistemin mbrojtës të trupit. Ato infektohen shpesh nga infeksionet virale, që kanë probabilitet më të madh, rreth 60 për qind, si edhe nga infeksionet bakteriale, si ato të shkaktuara nga streptokoku,” tha mjekja.

Po si trajtohen bajamet?

“Kur sëmuren në gjendje virale, si rregull katër ditët e para bëhet mjekim lokal. Edhe pse është infeksion viral, ndonjëherë jepet edhe antibiotik për të parandaluar një infeksion bakterial që mund të zhvillohet.”, shpjegon mjekja.

E pyetur se kur është e nevojshme tonsilektomia, mjekja rendit disa raste.

“Sot përdoren metoda të tonsilektomisë pjesërisht, ose bëhet një djegie e pjesshme për të mos i hequr të gjitha. Kur ka infeksione të përsëritura, kur kalon streptokoku në gjak, kur preken veshkat, shfaqet reumatizma, dëmtohet zemra apo organe të tjera, atëherë rekomandohet heqja e tyre. Ajo rekomandohet gjithashtu edhe në rastin e hipertrofive, kur janë shumë të zmadhuara. Ato shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje, infeksione të përsëritura apo ulje të dëgjimit.”, thekson mjekja Zana Uruçi.

Trajtimi i duhur dhe në kohë shmang pasojat që tonsiliti mund të lërë tek fëmijët.

Gazetare: Blerta Cina

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme