Investimet në Europën e ndërlidhur, Samiti që sjell Kushner në Tiranë

Ekonomi | 1 vit më parë

Investimi në një Europë të ndërlidhur’ është aktiviteti që do të sjellë në fundjavë në Tiranë, Jared Kushner, themelues dhe drejtues ‘I Affinity Partners’.

Dhëndri i Presidentit amerikan Trump, i njohur për rrethet shqiptare e ato të investimit për projektin e ndërtimit të resortit në Ishullin e Sazanit, njoftohet se do të ketë fjalën e tij në takimin e sipërpërmendur në Tiranë.

Organizatorët e aktivitetit e kanë publikuar për regjistrimin e pjesëmarrjes në rrjetet sociale faktin se takimi përmban biseda që formëzojnë kufirin e ardhshëm të Evropës përmes investimit strategjik, përdorimit të Inteligjencës artificiale dhe bashkëpunimit global.

Sipas projekt programit të deritanishëm, në fjalimin e tij që do të mbahet më 17 maj, “FINANCA DHE INVESTIMET”: është paraqitur sipas të njëjtave burime se përmbajtja lidhet shfaqjen e mundësive të reja që investimet të shërbejnë si një urë lidhëse midis tregjeve të vendosura dhe dinamike në rritje.

Në të njëjtin dokument paraqitet se Ballkani ka parë nivele rekord të investimeve të huaja direkte në vitet e fundit, me Shqipërinë që ka tërhequr 1.58 miliardë euro investime të huaja direkte në 2024 dhe sektorë si turizmi, infrastruktura, energjia e rinovueshme dhe teknologjia që kanë tërhequr vëmendjen globale.

Sipas këtij skicimi të shkurtër paraprak, Kushner konsideron nga ana tjetër faktin që investitorët ndërkombëtarë po kërkojnë gjithnjë e më shumë përtej destinacioneve tradicionale për të zhbllokuar rritjen dhe për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme ekonomike. Pyetja që paralajmëron të ngrejë Kushner nga Tirana e pasqyruar në projekt-programin e konferencës është se si mund t’i identifikojnë investitorët vizionarë dhe të shkallëzojnë mundësitë që gjenerojnë përfitime dhe thellojnë lidhjen ekonomike në të gjithë Shqipërinë, rajonin dhe peizazhin më të gjerë global? Një fjalë në takim është njoftuar edhe për kryeministrin shqiptar po më 17 maj.

Mbi të njëjtat terma të peshës ekonomike e gjeostrategjike organizatorët e aktivitetit kanë publikuar si veçori qendrore faktin e lidhur me vendosjen strategjikisht në kryqëzimin e Evropës Perëndimore, Lindore dhe Global-Jugore ku sipas tyre Tirana përfaqëson kufirin e ardhshëm të Evropës, ku potenciali i pashfrytëzuar takon një vizion të guximshëm për inovacion, infrastrukturë të qëndrueshme dhe energji të gjelbër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme